YouTube mund të lançojë lojëra për desktop dhe mobile

Përdoruesit mund ti luajnë lojërat në uebsajtin e YouTube duke përdorur një shfletues uebi apo aplikacion, përfshirë Android dhe iOS.

Google po shikon drejt lojërave online si një burim i mundshëm të ardhurash për YouTube sipas një raporti të Wall Street Journal.

Platforma e hostimit të videove raportohet se ka ftuar punonjësit të testojnë një produkt të ri i quajtur Playables, që ju jep përdoruesve akses në lojërat online direkt nga YouTube.

Bazuar në një e-mail të brendshëm shikuar nga WSJ, nuk ka rëndësi çfarë pajisje përdorni sepse lojërat do të jenë të aksesueshme në mobile dhe dekstop.

Përdoruesit mund ti luajnë lojërat në uebsajtin e YouTube duke përdorur një shfletues uebi apo aplikacion, përfshirë Android dhe iOS.

Edhe pse raporti thotë se aktualisht janë vetëm disa lojëra në testim, për momentin vetëm Stack Bounce është përmendur në veçanti.

Është një lojë me reklama e zhanrit Arcade ku lojtarët mund të shkatërrojnë nivele blloqesh me një top. Një prej mënyrave sesi YouTube gjeneron nga industria gaming është përmes transmetimeve live por ky produkti do ti japë një mundësi tjetër për të gjeneruar të ardhura përballë tkurrjes së shpenzimit të klientëve dhe konsumatorëve në reklamim.