Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

Zbulime të reja për sa i përket gjurmëve të Parkinson në organizëm. Në gjakun e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje janë gjetur ndryshime metabolike që në gjakun e njerëzve të shëndetshëm nuk janë të pranishme.

Korrigjimi i këtyre anomalive dhe rivendosja e ekuilibrit mund të sjellë përmirësimin në krijimin e terapive, dhe adresimin e tyre ndryshe nga ato aktuale.

Studimi konsiderohet mjaft i rëndësishëm, është në hapat e parë, e është realizuar mbi 69 pacientë në kliniken e bioteknologjive të Avancuara në Napoli, me bashkëpunimin e shumë universiteteve italiane.

Ndryshimet e vërejtura janë tek aminoacidet , që janë gurët ndërtues të proteinave, dhe tek mitokondritë, që janë centralet energjike të qelizave.

Ky studim sipas autorëve, nëse do te rikonfirmohet në studime më të gjëra e të mëtejshme, mund të ndihmojë shumë dhe të hapë skenarë të rinj për të bërë një kthesë të rëndësishme në trajtimin e kësaj patologjie.