Audi ka prezantuar zyrtarisht gjeneratën e fundit të sedanit A6 në Evropë, duke shënuar ardhjen e një modeli “më të mprehtë dhe më të rafinuar”.
Ndërsa tensionet e tregtisë globale dhe tarifat e larta të importit vazhdojnë të paraqesin sfida për prodhuesit e automjeteve, Audi ka konfirmuar se sedani i ri A6 është ende në rrugën e duhur për të mbërritur në shitësit amerikanë.
Dhe kjo pritet të ndodhë jo më vonë se në gjysmën e dytë të vitit 2025, shkruajnë mediat e huaja.
Vizualisht, sedani A6 i ridizajnuar përmban “një profil më të pastër, më aerodinamik që tërheq qartë frymëzimin nga A7 fastback”.
Edhe dizajni i dallueshëm në pjesën e pasme luan një rol kyç në rritjen e efikasitetit aerodinamik.
Në Evropë, Audi do të ofrojë A6 të ri me opsione benzine dhe naftë.
Njësitë me katër cilindra 2.0 TFSI dhe 2.0 TDI do të çiftohen me teknologjinë hibride të butë, ndërsa 3.0 TFSI V6 do të mbetet i paelektrizuar.
Ndërsa për tregun amerikan, gjërat janë pak më të drejtpërdrejta.
Blerësit amerikanë do të kenë qasje vetëm në 3.0-litër TFSI V6 të përmirësuar, i cili jep 362 kuaj fuqi (270 kW / 367 PS) dhe 550 Nm (406 lb-ft) çift rrotullues përmes një transmisioni S tronic me 7 shpejtësi.
Quattro me të gjitha rrotat do të jetë standard, me një diferencial sportiv opsional në boshtin e pasmë.