Zbulohen kampe burgimi të myslimanëve në Kinë, “të burgosurit u shndërruan në trupa pa shpirt”

Një grua muslimane Ujgure e cila u detyrua të hynte në një ‘qendër riedukimi’ kineze, në mënyrë që ajo të mësonte të burgosurit, ka zbuluar tmerrin e plotë të jetës në kampin e burgut.

Sayragul Sauytbay, 43 vjeç, u detyrua të kalonte pesë muaj në një nga kampet në provincën Xinjiang midis viteve 2017-2018, ku ajo edukoi të burgosurit e tjerë kinezë, si pjesë e përpjekjeve për të indoktrinuar ata në kulturën kineze, transmeton lajmi.net.

Gjatë kohës së saj në kamp ajo ishte dëshmitare e një gruaje të moshuar, e cila i kishte të hequr lëkurën e saj dhe thonjtë si rezultat i një akti vetë-mbrojtës.

Ajo përshkroi se si të 20 të burgosur flinin në një dhomë me madhësi 15 metra, me një kovë të vetme për tualet.

Ata po ashtu kaluan me orë të tëra duke mësuar parulla politike siç janë ‘Unë e dua Xi Jinping’.

“Të burgosurit u shndërruan në trupa pa shpirt”, tha ajo.

Kina mohoi ekzistencën e kampeve për myslimanët për vite me radhë, por kur filluan të shfaqeshin imazhe të qendrave, Pekini ndërroi narracionin e tyre.

Qeveria tani pranon ekzistencën e kampeve por thotë se ato janë ‘qendra të arsimit dhe aftësimit profesional’ që synojnë ‘vulosjen e ekstremizmit’.