Zbulohet formacioni me të cilin do të luajë Koeman te Barcelona nëse qëndron

E ardhmja e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, është njëra nga temat më të diskutuara në kampin e Barcelonës.

MundoDeportivo raporton se ka njerëz brenda klubit që janë kundër tij dhe kësisoj kontrata e tij, e cila është e paraparë deri në vitin 2022, mund të prishet, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, kjo është normale pasi Koeman është emëruar trajner nga bordi i kaluar i Barcelonës, presidenti i mëparshëm Josep Maria Bartomeu.

Laporta e respekton Koeman dhe beson se ai ka bërë një punë shumë të mirë që kur mori drejtimin e klubit verën e kaluar. Por mënyra në të cilën ai e ka lënë titullin t’i ‘rrëshqasë’ nga duart është shqetësuese.

Që të dy janë takuar këtë javë për të diskutuar shumë gjëra në lidhje me ekipin dhe të ardhmen e tij. Koeman gjithashtu ka diskutuar me të edhe strategjitë e klubit dhe është vendosur që në të ardhmen të jetë formacioni 4-3-3.

Në mënyrë që të aplikohet ky formacion nga holandezi, është kërkuar që të bëhen transferimet e lojtarëve që ai kërkon.