Zelenski: Bota të përgatitet, Putin mund të përdorë armë bërthamore

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i tha CNN të premten se të gjitha vendet e botës duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës.

Zelensky tha në një intervistë ekskluzive nga zyra e presidentit në Kiev, se Putini mund të kthehet te armët bërthamore ose kimike, sepse ai nuk e vlerëson jetën e popullit të Ukrainës.

“Armët kimike, ata mund ta bëjnë atë, për ta jeta e njerëzve nuk vlen asgjë. Kjo nuk është një çështje vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”, tha Zelensky.

Zelensky ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë luftës 50-ditore me Rusinë, pasi forcat e Ukrainës i kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku Ukraina po parashikon një përshkallëzim të konsiderueshëm të luftimeve në ditët në vijim. /euronews