Zelensky: Ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime të vështira për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime mjaft të vështira për shtetin dhe ushtrinë e vendit të tij.

“Ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime mjaft të vështira për Ukrainën, për ushtarët tanë. Tani ne po bëjmë më të mirën, po e bëjmë jo publikisht – në mënyrë që rezultatet e ushtarëve tanë, të cilat do t’i shohin të gjithë, të bëhen më të mirat”, theksoi ai.

Në një video fjalim ai ka kujtuar se të premten është mbajtur një takim i rëndësishëm ndërkombëtar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Ky i fundit premtoi 100 milionë dollarë për Ukrainën. /abcnews