Zelensky i jep medalje qenit “hero”

Patroni, një qen i mrekullueshëm ukrainas ka marrë medalje nga Presidenti Volodymyr Zelensky.

I stërvitur të nuhasë municione dhe eksplozivë, në jo pak raste kjo kafshë besnike u ka shpëtuar jetën ushtarëve në luftë. Sipas qeverisë ukrainase, Patron ka ndihmuar në zbulimin e më shumë se 250 eksplozivëve në Chernihiv që nga fillimi i luftës më 24 Shkurt.

Qeni i vogël u nderua për guximin e tij përpara një konference të përbashkët shtypi midis Presidentit ukrainas dhe Kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

Ai leh gjatë ceremonisë dhe tund bishtin, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Patron është bërë një sensacion i mediave sociale në mbarë botën me mbi 210,000 ndjekës në Instagram. Ai u bë i njohur për momentet gazmore që dhuroi kur duket se e zë gjumi në një konferencë shtypi.