Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky inauguroi urën më të madhe në Ukrainë e cila është ndërtuar nga një kompani turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ambasada e Turqisë në Kiev thuhet se nga Zelensky u vendos në shërbim ura më e madhe moderne e Ukrainës, ndërtimi i të cilës u mor përsipër nga kompania turke “Onur İnşaat”.
“Ju lumtë, për të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt që na bën të gjithëve krenar”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Zelensky, hapjen e parë të urës që ndodhet në qytetin Zaporeje (Zaporizhzhia) e ka bërë në vitin 2020 dhe kishte falënderuar kompaninë turke, kontraktore të projektit të gjatë 9 kilometra për përfundimin e punimeve në kohë. /aa








