Rreth 120.000 njerëz kanë mbetur të bllokuar në qytetin e rrethuar ukrainas Mariupol, ka thënë të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Sipas informacioneve tona, ata po mbajnë 120.000 njerëz në Mariupolin e rrethuar. Krimet që po ndodhin atje janë shumë më të frikshme dhe më të mëdha sesa në Borodyanka”, ka thënë Zelensky derisa ka folur me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në Kiev.
Ai është shprehur i bindur se me përpjekje të përbashkëta mund t’i nxjerrin të gjithë përgjegjësit e krimeve të luftës para drejtësisë.
Zelensky dhe Michel kanë folur për sanksionet, armët, anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen financiare, të cilat i nevojiten Ukrainës.
Zelensky vlerësoi BE-në për pesë paketat e mëparshme të sanksioneve, por tha se ato nuk janë të mjaftueshme për të ndalur financimin e pushtimit rus.
Ai përsëri bëri thirrje që nafta dhe gazi rus të përfshihen në paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së, si dhe bëri thirrje që të gjitha bankat ruse të përjashtohen nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT. /koha
The 5th of May will be the starting point of the #Ukraine Solidarity Trust Fund with the international donor conference.
It is very important to start as soon as possible the rebuilding program.
The EU will be on your side to rebuild the country.@ZelenskyyUa pic.twitter.com/rLYbnWpLpq
— Charles Michel (@eucopresident) April 20, 2022




