Zëvendëspresidenti i Barcës: Nëse duam, gjejmë paratë për Griezmann

Njësoj sikur afatin e kaluar kalimtar, edhe në prag të afatit të verës, emri i Antoine Griezmann po lidhet me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Palët ishin shumë afër që të nënshkruanin një marrëveshje gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

Në momentet e fundit të merkatos, sulmuesi francez vendosi që të vazhdonte kontratën e tij me skuadrën nga Madridi, por, disa raportime nga Spanja kanë insistuar se lojtari është pishman për vendimin e tij.

Kështu, zërat për transferimin e Griezmann tek Barca janë ringjallur, dhe së fundmi disa fjalë për të ka thënë edhe zëvendës presidenti i Barcelonës, i cili ka ‘dridhur’ skuadrën e Atletico me deklaratën e tij.

“A i kemi 120 milionë euro për të liruar klauzolën e tij? Ne do të gjejmë paratë nëse duam. Kemi Oscar Grau i cili është shumë i mirë me numrat” ka thënë Jordi Mestre, transmeton lajmi.net.

Antoine Griezmann ka shprehur edhe më parë dëshirën për të luajtur krahas yllit të Barcelonës,Lionel Messi.