Zgjedhjet në Drenas, 5 persona u arrestuan – 3 raste në Prokurori

Gjatë ditës së djeshme kur u mbajtën zgjedhjet për kryetar në Drenas, u arrestuan pesë persona nga Policia e Kosovës.

Policia raportoi dje se me urdhër të Prokurorisë, janë hapur tri raste, për kanosje, për dhënie ose marrje të ryshfetit lidhur me votimin, si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike, shkruan lajmi.net

“Prokuroria e shtetit njofton opinionin publik se gjatë ditës së sotshme, prokuroria ka hapur një rast ndaj një personi për veprën penal të kanosjes, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe ka ndërmarrë masat konkrete të hetimit preliminar ndaj dy personave për informim të rrejshëm të publikut përmes medieve”, thuhet ndërkaq në njoftimin e Prokurorisë.