Zgjedhjet në Turqi, ministri i Brendshëm: Biden po përgatit grusht shteti! – VIDEO

Süleyman Soylu

“Po e them këtu, po e them tani: 14 maji është një përpjekje për grusht shteti politik. Kjo është e qartë si drita e diellit. 14 maji 2023 është një tentativë për puç nga ana e perëndimit”, ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu befasoi me deklaratën, e cila i drejtohej më tej presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Këtë nuk po e them unë. Njeriu që drejton sot SHBA-në e ka thënë këtë vite më parë”, vazhdoi Soylu, duke nënkuptuar kështu ekzistencën e një plani për ndryshimin e pushtetit në vend.

“Kur të gjitha përpjekjet e tyre dështuan vite më parë, Biden u shpreh se kjo është mënyra e vetme që ata do të jenë në gjendje ta kenë Turqinë nën kontrollin e tyre,” ishte komenti i tij.

Rexhep Tajip Erdogan kandidon për një mandate të ri në krye të shteti në zgjedhjet presidenciale të mesit të majit, që zhvillohen së bashku me ato të përgjithshme.