“Zgjoi” nuk arrin të nominohet për “Oscars 2022”

Filmi “Hive” nuk është nominuar.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi se sot do të bëhet përzgjedhja e filmave të nominuar për “Oscars 2022”, shkruan lajmi.net.

Filmi i regjisores, Blerta Basholli “Zgjoi” ishte pretendent për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, megjithatë nuk arriti të nominohet.

Në film përveç Yllka Gashit, luajnë edhe aktorët: Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani, Ilir Prapashtica, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Xhejlane Terbunja, Shkëlqim Islami dhe Astrit Kabashi.

Kujtojmë se, rrugën drejt “Oscar” më herët e kishte shtruar filmi “Shok”. Regjisori britanik, Jamie Donoughue, me filmin me kastë nga Kosova, kishte arritur që të jetë në pesëshen e të nominuarve, në kategorinë e filmave të shkurtër në vitin 2016.

Theksojmë se, filmi i metrazhit të shkurtër “Shok”, ishte bashkëprodhim i Kosovës dhe Anglisë.