Zhduket një person në Prizren, nëse e shihni lajmëroni Policinë

Një punëtor krahu nga Prizreni është zhdukur që dy ditë. Familja e tij njofton se ka dy ditë që ai ka dalur për të kërkuar punë krahu, por nuk është kthyer më.

Emri i tij është Sali Iljaz Gashi.

Familja e ka publikuar edhe fotografinë e të zhdukur dhe kushdo që e sheh duhet të njoftojë stacionin më të afërt të Policisë.