Zhduket një person me të meta psikike në Drenas

Një person me të meta psikike është larguar nga shtëpia e tij në Drenas, dhe tani nuk dihet se ku ndodhet.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se djali i tij me të meta psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij”, thuhet në raportin policor, ku figuron data 18 mars e këtij muaji si datë e denoncimit.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.