Zhduket një vajzë në Shtime

Një person ka raportuar në polici se familjarja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Shtime.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Shtime / 17.04.2024-22:55. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga lokacioni dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Rasti në procedurë hetimore:, thuhet në raport.