Ballina Sport Futboll Zhegrova te Marseille, Greenwood në Juventus

Zhegrova te Marseille, Greenwood në Juventus

Kohët e fundit po qarkullojnë spekulime rreth një marrëveshje të dyfishtë transferimi ndërmjet Juventusit dhe Marseillet, me dy lojtarë të përfshirë.

Juventusi po përgatit një riorganizim në fazën sulmuese për sezonin e ardhshëm dhe Mason Greenwood po shihet si opsion i mirë.

Në anën tjetër, Zhegrova pëlqehet shumë nga Marseille, ekip që e kërkoi edhe para se të transferohej te Juventusi dhe gjasat për një shkëmbim eventual në verë, janë të mundshme.

Megjithatë, nëse arrihet marrëveshja mes klubeve, atëherë Juventusi duhet të ofrojë edhe para krahas kartonit të Zhegrovës për të siguruar shërbimet e Greenwoodit, që ka 25 gola e 8 asistime në 38 paraqitje deri më tani.

Zhegrova ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 kurse deri më tani ka 20 paraqitje në të gjitha garat, ku vetëm në njërën prej tyre ishte startues.