Zidane heq dorë nga Mbappe, i do këta tre lojtarë

U raportua se Real Madrid e dëshiron transferimin e Kylian Mbappes gjatë afatit kalimtar veror.

Por, siç duket Zinedine Zidane nuk e dëshiron transferimin e Kylian Mbappes te Real madrid.

Sipas “Don Balon”, trajneri francez nuk dëshiron ta transferojë bashkëkombësin e tij, pasi mund ta shpenzojë shumicën e buxhetit për transferimet e verës, përcjell lajmi.net.

Zidane po kërkon shënjestra tjera, që mund tu kushtojnë atyre më pak se Mbappe.

Trajneri francez thuhet se është i fokusuar në lojtarët si, Eden Hazard, Paul Pogba dhe Sadio Mane, në mënyrë që ta rikthejë Real Madridin në majat e futbollit.