Zidane largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Zinedine Zidane do t’i ndajë rrugët me Real Madridin në fund të këtij sezoni.

Trajneri francez nuk do të qëndrojë më gjatë te Los Blancos, pasi tashmë ka humbur besimin e bordit të klubit.

I eliminuar nga Liga e e Kampionëve në gjysmëfinale, dhe në dyshime për trofeun e La Ligës, presidenti Florentino Perez nuk i beson më Zidanes.

Kështu, sipas asaj që raporton TeleMadrid, francezi do të përfundojë ndeshjet e mbetura në ligën spanjolle dhe më pas do të shkarkohet.

Kjo është hera e dytë që Zidane që largohet nga madrilenët, pasi edhe para më shumë se dy vitesh bëri të njëjtën gjë.

Asnjë më shumë: 15 sekondat që mund të përcaktojnë titullinAsnjë më shumë: 15 sekondat që mund të përcaktojnë titullin

Por, për dallim nga hera e kaluar, në atë kohë ishte larguar si kampion, pasi kishte fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Kur u rikthye, arriti të fitonte La Ligën, mirëpo ky edicion ka shkuar si mos më keq për të.