Zjarr në një ndërtesë në Novi-Pazar, katër fëmijë të vdekur

Katër fëmijë kanë vdekur dhe prindërit e tyre janë lënduar nga zjarri në apartamentin e tyre në Novi-Pazar të Serbisë, raporton Tanjug.

Zjarri ka nisur në orën shtatë të mëngjesit. Autoritetet kanë thënë se zjarrfikësit kanë arritur brenda pak minutave pas thirrjes telefonike për ndihmë.

Zjarrfikësit kanë gjetur fëmijët e vdekur në njërën prej dhomave. Ata kanë vdekur nga helmimi me monoksid të karbonit. Shkaqet e zjarrit deri më tani nuk dihen. /koha