Zjarr në objektin e Komunës së Prishtinës, evakuohen punëtorët

Komuna e Prishtinës njofton se ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.

Menjëherë është evakuuar stafi si dhe qytetarët përreth zone.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, situata është ven nën kontroll nga ekipet përkatëse.

“Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Komunës

Ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën.