Dikur, Iblisi ishte filozof, dijetar dhe polemist. Ai i mahniste engjëjt me intelektin dhe adhurimin e tij.
Sa po erdhi urdhri hyjnor që iu përplas atij me pasionin, u testua egoja tij dhe ra nga provimi, krenaria dhe mendjemadhësia e tij shpërthyen.
Ai harroi madhështinë e Atij që e urdhëronte, dhe pa vetëm faktin se po i kërkohej të përulej para një njeriu prej balte.
Tha:
“Unë jam më i mirë se ai. Më ke krijuar prej zjarri, ndërsa atë prej balte.”
Dhe polemizoi me Zotin sikur të ishte i barabartë me Të.
Sot Iblisi nuk është vetëm ajo qenia e padukshme;
▪️ai është edhe racionalizmi i fryrë tek njeriu modern,
▪️është mendjemadhësia intelektuale në filozofinë moderne.
▪️është terrori ideologjik në mendimin materialist.
▪️është racizmi gjakut të racës se zgjedhur.
Të gjitha këto janë fytyra të Iblisit…
arrogancë e mbështjellë me emra vezullues: shkencë, mendim, filozofi.
Mos të harrojmë se një njeri i thjeshtë që sillet rreth tavafin rreth Qabes me lot në sy, mund të jetë më i devotshem se një doktor në Sorbonë që ligjëron teologjinë!
Edhe unë — Mustafa Mahmudi — e kam mbushur mendjen me dije për Allahun, por nuk dyshoj se im atë, fshatari i thjeshtë, e ka njohur Allahun më shumë sesa unë…
sepse ai ishte më i bindur dhe më pranë devotshmërisë.
Sepse njohja nuk është në libra, por në frikërespekt dhe bindje.
Dhe ai që nuk i bindet Zotit të vet, nuk e ka njohur Atë, edhe po të shkruajë volume dhe teori.
Allahu nuk i tha Profetit ﷺ: “Ti je i dijshëm i madh”, por i tha: “Dhe ti je me të vërtetë në një shkallë të lartë morale.”
Mësimi nuk është te titujt, as te çmimet, as te dekoratat, por te sjellja… te bindja… te sinqeriteti.
Frymëzuar nga libri “Zjarr nën hi”
Dr. Mustafa Mahmud








