Zjarret në Kaliforni, rritet numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore në shtetin Kaliforni të SHBA-ve, është rritur në 31, raporton Anadolu Agency (AA).

Sherifi i rajonit Butte, Kory Honea, në deklaratën për shtyp njoftoi rreth zjarrit që ka kapluar qytezën Paradise dhe përreth saj, e cila gjendet 290 kilometra në verilindje të San Franciscos.

Ai duke theksuar se në rajon kanë arritur deri tek kufoma e 6 personave, tha se numri i të vdekurve në Paradise është rritur në 29. Honea shtoi 228 persona ende konsiderohen si të zhdukur.

Zjarri i cili filloi të enjten në shpatet e maleve Sierra Nevada, u bë zjarri i tretë më i madh ku kanë ndodhur më së shumti vdekje.

Në qytezën Paradise dhe përreth janë dëmtuar rreth 7 mijë ndërtesa, ndërsa zjarri ka arritur në një sipërfaqe prej 404 kilometra.

Ndërkohë për shkak të zjarrit i cili kaploi edhe qytetin Malibu në perëndim të Los Angeles-it, në mbarë shtetin është kërkuar evakuimi i gjithsej 300 mijë personave.

Sherifi i rajonit rural të Los Angeles, John Benedict, kishte bërë të ditur se kanë arritur deri tek kufoma e 2 personave.

NASA ka publikuar imazhe të zjarrit nga hapësira

Agjencia amerikane NASA (National Aeronautics and Space Administration) ka publikuar një foto nga universi në të cilën vërehen re të dendura tymi, të cilat janë shkaktuar nga zjarret në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Edhe fotografitë e bëra përmes satelitit Terra, shfaqin sipërfaqen e madhe të cilën e kanë kapluar zjarri Camp, i cili shpërtheu në qytetin Paradise të Kalifornisë dhe zjarret Hill dhe Woolsey të cilët shkatërruan zonën rreth Malibut në jug të Kalifornisë.