Zullumi nuk harrohet

Kur Memuni, djali i kalift Harun Reshid, ishte adoleshent dhe ndiqte mësimet nga një mësues privat, një ditë, mësuesi i tij plot urtësi, e goditi pa arsye.
I çuditur nga kjo sjellje e pazakontë e mësuesit të tij të dashur, ai reagoi dhe e pyeti gjithë nerva:”Përse më goditët?”
Mësuesi i tha ftohtë:”Pusho!”
Sa herë që djaloshi kandidat për kalif ia përsëriste pyetjen, mësuesi i jepte të njëjtën përgjigje dhe ftohtë:”Pusho!”
Njëzet vite më vonë, pasi Memuni kishte marrë në dorë frenat e kalifatit, me tu gjendur vetëm me mësuesin e tij, e pyeti:”Përse më patët goditur para njëzet vitesh?!”
Mësuesi buzëqeshi dhe e pyeti:”A akoma nuk e ke harruar lartmadhëri?!”
Memuni u përgjigj:”Jo pasha Zotin, nuk e kam harruar!”
Mësuesi i tha:”Të godita që të ndërgjegjësohesh se një personi të cilit i është bërë padrejtësi nuk harron kurrë. Prandaj o Prijës i Besimtarëve, ruaje veten dhe mos i bëj kujt padrejtësi, sepse zullumi është zjarr që nuk shuhet në zemrat e njerëzve, pavarësisht sa vite e dekada kanë kaluar.
Padrejtësia që u bëhet të tjerëve nuk shuhet dhe nuk harrohet. Është Zoti ai që përcakton kohën dhe vendin e përshtatshëm kur zullumi ti kthehet zullumqarit, nëse nuk e ka falur personi të cilit i është bërë padrejtësia.”

Nga: Prof. Elmaz Fida