Zv/kryeministri italian i ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, po përballet me kritika nga partitë opozitare pasi pranoi çmimin “Miku më i mirë i Izraelit në Itali”, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, Salvini mori çmimin të martën dhe menjëherë u kritikua nga Partia Demokratike (PD), Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe Aleanca e të Gjelbërve dhe e Majtë (AVS), të cilat e konsideruan njohjen si “të turpshme” dhe një shenjë të “mjerimit njerëzor”.
“Për ne, kjo shkon përtej politikës, përtej debatit. Kjo është një mjerim njerëzor”, tha kreu i grupit M5S, Riccardo Ricciardi.
Nga ana tjetër, Angelo Bonelli nga radhës e AVS-së e përshkroi ceremoninë e ndarjes së çmimeve si “të tmerrshme dhe të turpshme”.
“Salvini tashmë i ka shtrënguar duart e përgjakura të Netanyahut. Çfarë duhet të ndodhë më shumë”, tha ai.
Bonelli gjithashtu tha se i “ashtuquajturi guxim” i njohur te Salvini është “heshtje bashkëfajtore e një shteti që vret fëmijë, shkatërron spitale dhe shënjestron njerëzit që presin në radhë për ushqim dhe ujë”.
Ndërkaq, Stefania Ascari nga radhët e M5S-së tha se ndarja e çmimit është një “fyerje” ndaj ndërgjegjes demokratike dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare.








