Zyra e BE-së: Angazhimi me Kosovën mbetet i fortë, përfshirë Planin e Rritjes

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar takim me Riho Terras, Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, në Prishtinë.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovës thuhet se angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja të arritshme, përfshirë Planin e Rritjes.

Terras është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i kërkoi heqjen e masave ndaj Kosovës.