Zyrtare: Barcelona nënshkruan me talentin brazilian

Barcelona ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të Sao Paolo, Gustavo Maia.

Maia u transferua tek Barca për shifrën e 4,5 milionë eurove ndërsa nënshkroi një kontratë deri më 2025.

Ai në fillim pritet të jetë pjesë e skuadrës B ndërkohë më pas pritet ti bashkohet skuadrës së Setien.

Barca i ka vendosur brazilianit një klauzolë lirimi prej 300 milionë euro.