Zyrtare: Eintracht Frankfurti nënshkruan me Gotzen

Eintracht Frankfurti ka nënshkruar me mesfushorin ofanziv Mario Gotze.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Gjermani deri më tani luante për PSV Eindhoven, por duket se oferta e fituesve të Europa League e tundoi shumë dhe, për rrjedhojë, u bind të rikthehej në vendlindje.

30-vjeçari më herët luajti për Dortmund dhe Bayern Munich.