Zyrtare: Gianluigi Donnarumma i bashkohet PSG-së

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar Gianluigi Donnarumman, me portierin italian që ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026.

Portieri 22-vjeçar i Italisë bashkohet me Paris Saint-Germain nga AC Milan, ku e kishte nisur karrierën në vitin 2013.

Paraqitjet e tij me ekipin e parë të Milanit nisën në sezonin 2015/2016.

 

Gjatë gjashtë sezoneve të tij me Rossonerët, portieri i lindur në Napoli bëri 215 paraqitje në Serie A, 16 ndeshje në Ligën e Evropës dhe 12 ndeshje në Kupën e Italisë.

Gianluigi Donnarumma bëri debutimin e tij të parë për Azzurrët në moshën 17 vjeçare kundër Francës.

Donnarumma ka nënshkruar deri më 2026, ndërsa te PSG ka kaluar si lojtar i lirë.