Zyrtare: Hansi Flick emërohet trajner i kombëtares së Gjermanisë

Kombëtarja e Gjermanisë ka njoftuar se Hansi Flick është trajneri i tyre deri në vitin 2024.

Strategu gjerman u largua nga Bayern Munichu edhe pse arriti të drejtonte skuadrën në triumfin e Bundesligës.

Flick fitoi tripletën në sezonin e kaluar, derisa në 2020/21, ngriti trofeun, që ishte i nëntë me radhë për Bavarezët.

Trajneri e zëvendësoi Joachim Lowin, që para disa muaj njoftoi se dëshiron të testojë vetën në aventurën me klub.

Kështu, Flick me t’u larguar nga Bayerni, mori drejtimin e kombëtares së Gjermanisë dhe kontrata aktivizohet nga 1 korriku.