Zyrtare: Inter suspendon Nainggolan

Inter ka publikuar një deklaratë në të cilën bëhet e ditur se është suspenduar ylli i skuadrës, Radja Nainggolan.

Ai thuhet të jetë suspenduar nga aktivitetet futbollistike për arsye disciplionore.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Radja Nainggolan është suspenduar përkohësisht nga aktivitetet futbollistike për arsye disciplinore” thuhet në shkrimin e faqes zyrtare të Inter, transmeton lajmi.net.

Raportohet se Nainggolan është paraqitur me vonesë në seancën e sotme stërvitore të zhvilluar në mëngjes.

Kjo është një deklaratë e fuqishme e Inter pasur parasysh se lojtari kësisoj do të mungojë për ndeshjen kundër Napoli.

30 vjeçari u transferua nga Roma gjatë kësaj vere për 38 milionë euro plus Nicolo Zaniolo, por nuk po tregon ndonjë impakt.

Ai ka shënuar 15 gola në paraqitjet e tij me “Nerazzuri”. Kjo duhet të shërbej si mësim për reprezentuesin belg.

Kjo javë po del të jetë shumë e vështirë për Nainggolan pasi që thuhet se atij gjatë kësaj jave i janë vjedhur rreth 150 000 euro nga një bandë falsifikuese.