Zyrtare: Interi nënshkruan me Lisandro Lopezin

Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Interit.

Inter ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin argjentinas, Lisandro Lopez.

Shifrat e këtij huazimi thuhet se janë 500 mijë euro për huazim dhe nëntë milionë euro për blerjen përfundimtare.

Qendërmbrojtësi kaloi me sukses testet mjekësore me Nerazzurët këtë mëngjes, para se të bashkohej me ekipin për një seancë trajnimi pasdite.

“Interi ka një lojtar të ri dhe ai është Lisandro Ezequiel Lopez”.

“Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar me huazim deri më 30 qershor 2018 (me mundësi për të bërë kalimin e përhershëm)”, thuhet në faqen zyrtare të Interit.

Ndërsa i lumtur me transferimin është shprehur edhe Lopez, i cili ka deklaruar: “Të luash për një klub si Interi që është një nga më të mëdhenjtë në Evropë është një ëndërr që do të thotë shumë për mua”.