Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Leicester

Leicester City ka zyrtarizuar se ka nënshkruar me trajnerin Claude Puel.

Leicesteri para një jave shkarkoi nga detyra trajnerin, Craig Shakespeare i cili zëvendësoi legjendën italiane, Claudio Ranieri.

56-vjeçari nga Franca, Puel qëndroi te Southamptoni vetëm një sezon ndërsa ka qenë trajner i skuadrave të mëdha franceze, si Monaco, Lille, Lyon dhe Nice.