ZYRTARE: La Liga cakton datën dhe orën për El Clasico

El Clasico i parë i sezonit zhvillohet në Camp Nou

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka zbuluar datën dhe orën për El Clasicon e parë të sezonit.

Barcelona – Real Madrid do të ndeshen më 28 tetor, me fillim nga ora 16 e 15 minuta.

El Clasico i parë i sezonit zhvillohet në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që ballafaqimi zhvillohet në orar të pasditës. /Lajmi.net