Zyrtare: La Liga merr dritën e gjelbër për të rifilluar më 11 qershor, Sevilla – Betis ndeshja e parë

La Liga do të rifillojë më 11 qershor.

Edhe zyrtarisht është konfirmuar se kampionati elitar i futbollit spanjoll do të rifillojë më 11 qershor, transmeton lajmi.net.

Këshilli i lartë sportiv ka njoftuar për marrëveshjen e arritur mes La Liga dhe Federatës, për 11 xhirot e mbetura në kalendar.

Qeveria e Spanjës, përmes CSD ka njoftuar se 11 qershori do të jetë data e rifillimit të sezonit në La Liga, me ndeshjen Sevilla – Betis që i jep startin gjithçkaje.

Sipas këtij njoftimi “rifillimi i sezonit do të bëhet gjatë vikendit të 13 dhe 14 qershorit, kurse ndeshja e parë luhet më 11 qershor, mes Sevilla dhe Betis. Dita e fundit do të varet nga evoluimi i pandemisë, por pritet të jetë vikendi i 18 dhe 19 korrikut.