Zyrtare: Zidane trajner i Real Madrid

Zgjidhja më e mirë u pa të ishte ai që u largua afër një vit më parë, Zinedine Zidane, të cilin bordi drejtues e ka zyrtarizuar tashmë si trajner, lajm për të cilin ka njoftuar faqja zyrtare e këtij klubi, transmeton lajmi.net.

Zidane ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Madridi deri në vitin 2020, dhe pritet të sjellë ndryshime të mëdha.Presidenti Florentino Perez dhe trajneri francez do të paraqiten në konferencë për shtyp rreth orës 20:00, në dhomën e shtypit në ‘Santiago Bernabeu’.