Nënsekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Hale ka hedhur poshtë spekulimet se raportet Kosovë – SHBA po eskalojnë.
Hale, pas takimeve që ka zhvilluar me krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe kryetarin Kadri Veseli, ka deklaruar se palët duhet të merren vesh, kurse SHBA do t’i mbështes në këtë proces.
“Amerika dhe shtetet e Bashkimit Evropian në përgjithësi kanë qëndrim të njëjtë për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai për Kossev.
Ndërsa lidhur me taksën, Hale ishte i kujdesshëm për këtë çështje duke mos drejtuar gishtin te asnjë lider.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në përkushtimin tonë”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline








