Zyrtarizohet OnePlus 11, në shitje nga 7 Shkurti në tregjet globale

OnePlus ka braktisur WarpCharge në favor të Oppo SuperVOOC për OnePlus 11. Për fat të keq smartfoni nuk ka teknologjinë e karikimit wireless.

OnePlus 11 është një prej telefonëve i cili është komentuar më shumë se asnjë në muajt e fundit dhe vetë kompania ka zbuluar detaje rreth telefonit herë pas here duke i lënë shumë pak hapësirë imagjinatës.

Tashmë telefoni është zyrtarizuar dhe janë disa gjëra mbi të cilat duhet të reflektojmë. Së pari tërhoqi brendin Pro por nuk do të thotë se telefonit do të jetë më pak cilësor.

OnePlus 11 është një flagship i vërtetë. Vjen me procesorin Snapdragon 8 Gen 2 dhe 16GB RAM. Këtë smartfon të etur e fuqizon bateria prej 5,000 mAh e cila karikohet me teknologjinë 100W.

OnePlus ka braktisur WarpCharge në favor të Oppo SuperVOOC për OnePlus 11. Për fat të keq smartfoni nuk ka teknologjinë e karikimit wireless.

Në pjesën e pasme të smartfonit është një sensor kryesor 50-megapiksel Sony IMX980, një sensor me kënd të gjerë Sony IMX581 prej 48-megapiksel dhe një sensor 32-megapiksel Sony IM709 për portretet.

Sigurisht sistemi i kamerave të pasme mban brendin Hasselblad. Kamera selfie ka një madhësi prej 16-megapiksel.

Telefoni përdor ColorOS 13 bazuar në Android ndërsa për tregjet ndërkombëtare do të përdorë OxygenOS 13.

Aktualisht telefoni shitet vetëm në Kinë por nga data 7 Shkurt do të ofrohet në tregjet globale. /PCWorld Albanian