​Çekia mysafirja e radhës për Shqipërinë, FSHF konfirmon datën

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar sot se Çekia do të jetë mysafirja e radhës për Kombëtaren e Shqipërisë.

Kjo miqësore do të zhvillohet më datën 8 qershor, në Pragë të Çekisë, përcjell KosovaPress.

Tre ditë para se të zhvillohet kjo miqësore, Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojë drejt Uellsit, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafir kundër Kombëtares së Uellsit.