​Kërcënimet me vdekje, Policia del në vend ngjarje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe kryetari i Bashkësisë islame Naim Tërrnava janë kërcënuar me vdekje nëpërmjet grafiteve.

Persona ende të panjohur kanë shkruar grafite me porosi kërcënuese edhe me vdekje në muret e Fakultetit të Filologjisë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Këtë akt e ka dënuar Bashkësia Islame e Kosovës e cila ka kërkuar nga organet e drejtësisë që autorët të sillen para drejtësisë.