​Kurti zbulon kryeshefat e KEK-ut, Telekomit dhe Infrakosit

Qeveria në detyrë, shkarkoi kryeshefat e ndërmarrjeve publike të KEK-ut, Telekomit të Kosovës dhe Infrakosit.

Menjëherë në vend të tyre janë emëruar kryeshefat e ri.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se do të vazhdojnë të “ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi.

Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë.