​Masat më rigoroze kundër COVID19 – pas 2-3 ditësh

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur një konferencë në lidhje me vendimet e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur një konferencë në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë konferencë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se do të vazhdojë po e njëjta masë që ka qenë deri më tani, pra që ndalohet qarkullimi i lëvizjes që nga ora 17:00 deri në ora 06:00 e mëngjesit, raporton lajmi.net.

Tutje ai ka bërë se gjatë ditës së nesërme në bashkëpunimin me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), dhe të gjitha komunat do të bëhen publike masat siç tha ai, më rigoroze që do të merren kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

“Prej sonte hyjmë në fazën për secilën komunë hynë në fuqi që ndalojnë qarkullimin. Masat që do të hyjnë në fuqi janë masat e njëjta që kanë qenë deri më tani”, theksoi Vitia.

Sipas Vitisë, për shkak se tani jemi në fazën e përhapjes më të madhe të koronavirusit në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së është vendosur që të merren masa të reja më rigoroze të cilat gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme të gjitha vendimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të merren nga Ministria e Shëndetësisë.

‘’Këto masa na kanë kushtuar pak. E dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë që deri nesër të shikojmë edhe një herë masën e marrë. Gjykata asnjëherë nuk e ka kontestuar vendimin në tërësi, por ka thënë se vendimi duhet të merret vetëm nga ministria e shëndetësisë dhe jo për të gjithë territorin e Kosovës. Prej sot vendimet i merr Ministria e Shëndetësisë. Ato merren për komuna të caktuara me rekomandime që vijnë nga IKSHPK. Covid është një virus që po vret. Sfida është e madhe, ashtu kur i shtohet edhe fakti se kemi një sistem të shëndetësisë që lë për të dëshiruar. Kemi përballuar sfida të shumta, do të dalim edhe nga kjo sfidë e më të fortë e më të kujdesshëm se kurrë më parë’’, shtoi për fund Kurti