1 muaj paraburgim për Shkumbin Demaliajn

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për deputetin Shkumbin Demaliaj.

Deputeti i Kuvendit është arrestuar pas kërcënimeve që i kishte bërë ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj.

I njëjti kishte thënë se ish-prokurorin Blakaj do ta ndjek privatisht, nëse shteti nuk merret me të.