10 transferimet më të shtrenjta gjatë merkatos së verës

Është mbyllur mbrëmë afati kalimtar i verës.

Gjatë kësaj vere kanë ndodhur shumë transferime të mëdha në futbollin evropian, shkruan lajmi.net.

Leo Messi kaloi te PSG, Cristiano Ronaldo u rikthye te Man Utd, Romelu Lukaku u transferua te Chelsea.

Ndër transferimet tjera që kanë bërë bujë ishin edhe Jadon Sancho te Man Utd e Achraf Hakimi.

Këto janë 10 transferimet më të shtrenjta të bëra gjatë kësaj merkato të verës.

10. Emiliano Buendia (nga Norwich City te Aston Villa, €36m)

9. Tammy Abraham (nga Chelsea te Roma, €40m)

8. Ibrahima Konate (nga RB Leipzig te Liverpool, €40m)

7. Raphael Varane (nga Real Madrid te Manchester United, €40m)

6. Dayot Upamecano (nga RB Leipzig te Bayern Munich, €42.5m)

5. Ben White (nga Brighton te Arsenal, €58.5m)

4. Achraf Hakimi (nga Inter te PSG, €60m)

3. Jadon Sancho (nga Borussia Dortmund te Manchester United, €85m)

2. Romelu Lukaku (nga Inter te Chelsea, €115m)

1. Jack Grealish (nga Aston Villa te Manchester City, €117.5m)