10 vendet e para në renditjen e re të FIFA-s

PORTO ALEGRE, BRAZIL - JUNE 27: Gabriel Jesus of Brazil is congratulated by team-mate Alisson after scoring the winning penalty in the shoot out following the Copa America Brazil 2019 quarterfinal match between Brazil and Paraguay at Arena do Gremio on June 27, 2019 in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Chris Brunskill/Fantasista/Getty Images)

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, sot ka publikuar renditjen e re të kombëtareve për muajin korrik.

Edhe në renditjen e korrikut, vendi i parë vazhdon t’i takojë Kombëtares së Belgjikës, me 1746 pikë. Në vendin e dytë, është tani Brazili, që ka fituar renditje pas suksesit në Kupën e Amerikës, shkruan lajmi.net.

Kombëtarja e Francës ka rënë në vendin e tretë, ndërsa Anglia mbetet në vendin e katërt.

Renditja vazhdon me Uruguain, Portugalinë, Kroacinë, Kolumbinë, Spanjën dhe Argjentinën.

Shihet se Zvicra ka pësuar rënie për dy vende, duke u pozicionuar tani në vendin e 11.

Renditja e top 10 vendeve në FIFA:

Kujtojmë se në këtë renditje të re të FIFA-s, Kosova është ngritur për një pozitë. Tani ‘Dardanët’ zënë vendin e 120.