14 pasagjerë humbin jetën pas përplasjes së autobusit indonezian

Një autobus turistik me shofer që duket se ishte përgjumur u përplas me një reklamë të madhe të hënën në një autostradë në ishullin kryesor të Indonezisë, Xhava, duke lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe plagosur 19 të tjerë.

Autobusi, që transportonte turistë indonezianë nga Surabaja, kryeqyteti i provincës, po kthehej nga udhëtimi në Pllajën Dieng të Xhavës Qendrore, i njohu vendpushim malor, kur u përplas me reklamat pak pas agimit.

Lajmet televizive shfaqën policinë dhe personelin mjekësor duke nxjerrë viktimat nga autobusi, i cili u përplas vetëm 400 metra përpara daljes së autostradës. Policia është ende duke hetuar shkakun e aksidentit, por se shoferi raportohet se dukej i përgjumur para aksidentit. /koha