Numri i të vdekurve pas rrëmujës që ndodhi në Seul të Koresë Jugore, po shkon duke u rritur.
Së fundmi është raportuar për 153 persona të vdekur, ku 141 prej tyre janë identifikuar dhe janë njoftuar edhe familjet e tyre.
Gjithashtu është njoftuar se 133 persona janë lënduar , 37 prej tyre me lëndime të rënda.
97 nga të vdekurit janë gra, ndërsa 56 të tjerë janë burra.
Siç raportoi Associated Press, më shumë se 80 për qind e të vdekurve janë në të 20-tat dhe 30-tat e tyre.
“Të paktën 20 nga të vdekurit janë të huaj nga Kina, Rusia, Irani dhe vende të tjera. Mes të vdekurve është edhe një amerikan”, tha Ministria e Brendshme e Koresë Jugore në një njoftim. /koha


