17-vjeçari ther me thikë 18-vjeçarin në Skenderaj

Policia Rajonale e Mitrovicës njofton për një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur në Skenderaj.

Sipas raportit të përgatitur nga zyrtarja për informim e DRP Mitrovicë, Fexhrije Pllana, rasti është raportuar dje rreth orës 12:45.

Policia ishte informuar se një i dyshuar kishte sulmuar me thikë një person tjetër.

Për shkak të plagëve, viktima L.H., 18 vjeçar, ka marrë ndihmën e parë në Shtëpinë  e Shëndetit në Skenderaj dhe më pas është transportuar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Policia njofton se në bazë të të dhënave të siguruara ka identifikuar sulmuesin e dyshuar, B.I., 17 vjeçar, i cili sot është vetëdorëzuar në Polici.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë.