Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 60 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat në Egjipt

60 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat në Egjipt

Të paktën 60 persona janë plagosur në provincën Giza të Egjiptit, pasi një tren doli nga shinat, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta Al-Akhbar, treni doli nga shinat pranë fshatit Gerza, në rrethin Al-Ayyat.

Ambulancat mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit në spitale.

Autoriteti Hekurudhor i Egjiptit dërgoi ekipe të mirëmbajtjes dhe teknike për të inspektuar vendin e ngjarjes, për të larguar mbetjet e aksidentit dhe për të rikthyer qarkullimin e trenave, i cili ishte ndërprerë rëndë.

Autoritetet e sigurisë po hetojnë shkaqet e daljes së trenit nga shinat.